Më 12 dhe 13 Dhjetor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nga moduli: “Kodi Penal i republikës së Kosovës”, nën moduli: “Kodi Penal- pjesa e përgjithshme”.
Temat të cilat po trajtohen janë: Figura e veprës penale dhe objekti i përgjithshëm i veprës penale si dhe përgjegjësia e personave juridik për veprat penale sipas legjislacionit penal të Kosovës.
Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
12-12-2019