Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-11-2019

Aktivitetet e realizuara në kuadër të trajnimit fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar

Komponenta e trajnimit teorik, për këtë periudhë, është përmbushur duke realizuar aktivitetet si në vijim: gjithsejtë 18 sesione trajnuese janë realizuar nga modulet: Shkathtësitë personale dhe ndërdisiplinore,  Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese dhe Kodi i Procedurës Penale.

Në kuadër të nën modulit “Arsyetimi i vendimeve gjyqësorë” janë realizuar nëntë (9) sesione trajnuese ku u trajtuan: Shkrimi ligjor, parimet e shkrimit ligjor, metodologjia e përdorimit të Formulës IRAC, arsyetimi ligjor, uniteti i paragrafit dhe analiza për mundësinë e zbatimit të metodologjisë “IRAC” në hartimin e aktgjykimit në lëndët civile.

Nga nën-moduli “Menaxhimi i rasteve” janë realizuar tri (3) sesione trajnuese  ku gjyqtarët e sapoemëruar patën rastin të përfitojnë njohuri të reja lidhur me rendësinë dhe parimet e menaxhimit të rrjedhës së lëndës dhe qëllimi i punës së gjykatave dhe metodat themelore në menaxhimin e lëndëve.

Gjatë realizimit të trajnimeve në muajin nëntor nga nën moduli “Ligji për kundërvajtje” janë realizuar dy (2) sesione trajnuese ndër të cilat u shtjelluan: Fillimi dhe zhvillimi i procedurës së kundërvajtës si dhe mjetet e rregullta juridike dhe të jashtëzakonshme juridike dhe Procedura sipas ankesës.

Gjithashtu gjyqtarët e sapo emëruar kanë realizuar trajnimin nga nën moduli “Marrja dhe komunikimi i vendimeve dhe dërgimi i shkresave” një  (1)  sesion trajnuese  në të cilin është trajtuar procedura për marrjen e vendimeve në seancë për këshillim dhe votim nga trupi gjykues dhe komunikimi i vendimeve.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe nga nën-moduli “Ngritja e shkathtësive gjyqësore” janë realizuar dy (2)  sesione trajnuese ku gjyqtarët e sapo emëruar patën rastin të ngritin kapacitetet e tyre rreth  mjedisit social, konflikteve dhe ngritjen e shkathtësive sociale si predispozite e avancimit të performances profesionale.

Në kuadër të trajnimit praktik, për këtë periudhë është realizuar trajnimi përmes vijimit të praktikës nga ana e gjyqtarëve të sapoemëruar në gjykatat përkatëse, konform orarit të përcaktuar me program.

Gjyqtarët e sapoemëruar, gjatë muajit nëntor po ashtu kanë realizuar trajnimin praktik/vizitë në Shërbimin Sprovues, Agjencinë e Administrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik dhe në Institucionin e Avokatit të Popullit të cilët kanë pasur mundësi të diskutojnë për rolin, strukturën dhe problemet e shfaqura në praktikë.

Trajnimin fillestar janë duke e ndjekur 39 gjyqtarë të sapoemëruar, ku shtatë prej tyre janë nga komuniteti serb.

Shpërndaje :