Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me USAID/NCSC-Programi për Përkrahje Sektorit të Drejtësisë në Kosovë, më datë 01 dhe 02 tetor 2009 realizoi një sesion trajnimi të nivelit të avancuar për trajnuesit e IGJK-së. Në kuadër të këtij trajnimi, një trajnues ndërkombëtar me përvojë në këtë lëmi ka prezantuar njohuritë e përdorimit të metodave më të avancuara të ligjërimit, diskutimit interaktiv, përmes demonstrimit të metodologjive bashkëkohore të prezantimit. Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e nivelit të aplikimit të teknikave dhe metodave moderne gjatë prezantimit të çështjeve profesionale tek një audiencë profesionale.
Si shembull i aplikimit praktik të këtyre teknikave dhe metodave, gjatë këtij trajnimi u realizuan prezantime konkrete edhe nga ana e trajnuesve të IGJK-së.Përfitues të trajnimit ishin trajnuesit e IGJK-së.
02-10-2009