Më 23 dhe 24 Dhjetor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen (2) sesione trajnuese nga nën moduli: “Roli i prokurorit në shqyrtimin gjyqësorë”.
Temat të cilat po trajtohen janë: Roli i prokurorit të shtetit gjatë shqyrtimit gjyqësor, marrja e drejtpërdrejt në pyetje, marrja e tërthortë në pyetje dhe rimarrja në pyetje e dëshmitarit (neni 332 KPPK), metodat e të shpjeguarit, pritjet nga pjesëmarrësit.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
23-12-2019