Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-01-2020

Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit

Më 28 janar 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), realizoi trajnimin me temë “Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në zbatimin e drejtë të normave  dhe kritereve ligjore lidhur me rrethanat në të cilat mund të vendoset, duke përfshirë dhe standardet e aplikueshme që janë në përputhje me standardet ndërkombëtare për aplikim të paraburgimit si masa më e rëndë që mund të përcaktohet për sigurinë e të pandehurit në procedurë gjyqësore.

Në fokus të trajnimi ishte paraburgimit  si masë  me të cilën sigurohet  prezenca e të pandehurit  si dhe mbrojtja e qytetarëve nga kryesi i veprës penale duke arritur efikasitet  në procedurën penale, pastaj u elaboruan thirrja, urdhёrarresti, premtimi i tё pandehurit qё nuk do ta braktis vendqëndrimin, paraqitja nё stacionin policor, dorёzania, arresti shtёpiak, diversioni dhe çështja e paraburgimit.

Metodologjia e zbatuar për realizimin e trajnimit ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive si dhe puna në grupe.

Përfitues të këtyre trajnimeve ishin gjyqtarë dhe prokurorë tё nivelit themelor nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Shpërndaje :