Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-10-2009

Tryezë diskutimesh: Kompensimi i dëmit

Më datën 20 tetor 2009 u mbajt një seminar nga lëmia civile lidhur me kompensimin e dëmit. Në këtë sesion trajnimi objekt trajnimi ishin; kriteret me ndikim në caktimin e lartësisë së shpërblimit për disa forma të dëmit material, sigurimi i detyrueshëm i përgjegjësisë ( rastet e përgjegjësisë subjektive dhe efektet për dëmet që pëson pala e tretë si dhe statusi i palës së tretë në disa raste specifike) dhe sigurimi nga auto përgjegjësia në Kosovë. 

Qëllimi i kësaj tryeze ishte ofrimi i njohurive përmbajtësore dhe harmonizimi i qëndrimeve  juridike lidhur me  kriteret dhe standardet të cilat do të aplikoheshin në rastet kur praktikisht vendoset për çështjet e kompensimit të dëmit. Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtorë profesional nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :