Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-10-2009

Tryezë pune Roli dhe rëndësia e Gjykatës Kushtetuese e Republikës së Kosovës

Më datën 29 tetor 2009 është organizuar një seminar nga lëmia kushtetuese. Temat të cilat u shtjelluan gjatë punës së këtij seminari u përqendruan në çështjet që kanë të bëjnë me: Rolin dhe fushëveprimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, efektet juridike të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe procedurat për paraqitjen dhe shqyrtimin e kërkesave pranë Gjykatës Kushtetuese. Në cilësi të prezantuesve në këtë seminar ishin gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa përfitues ishin gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës, gjykatave të qarkut dhe gjykatave komunale

Shpërndaje :