Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-12-2009

Seminar: Efektet Juridike te posedimit

Më 03 dhjetor 2009, Instituti Gjyqësor i Kosovës organizoi një tryezë pune me temën “Efektet Juridike të Posedimit”. Gjatë kësaj tryeze u trajtuan raste praktike lidhur me mbrojtjen gjyqësore të posedimit, e cila u bë përmes ndarjes në grupe ku u zhvilluan detyra të ndryshme të bazuara në raste praktike. Vëmendje të veçantë iu kushtua mbrojtjes gjyqës ore të posedimit, padisë së posedimit dhe rrjedhës së procedurës lidhur me kontestet e pengimit në posedim si dhe veçorive dhe karakteristikave të procedurës së pengimit në posedim. Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtarë dhe praktikantë të gjykatave të Kosovës.

Shpërndaje :