Më 08 dhjetor 2009, Instituti Gjyqësor i Kosovës organizoi një tryezë pune lidhur me Ligjin Penal të Kosovës me temë “Problemet praktike rreth zbatimit të legjislacionit penal”. Çështjet që trajtuan gjatë kësaj tryeze kishin të bëjnë në ngritjen e shkathtësive praktike të gjyqtarëve dhe prokurorëve në udhëheqjen, menaxhimin, vlerësimin e rasteve konkrete si dhe unifikimin e praktikës gjyqësore. Gjatë diskutimit të këtyre çështjeve uvështruan problemet të cilat shfaqen në praktikën e regjioneve të Prishtinës, Gjilanit dhe atë të Mitrovicës me qëllim të dhënies së ideve se si të evitohen këto probleme. Përfitues të kësaj tryeze ishin: gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtor profesional.
08-12-2009