Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-02-2013

Trajnim i Trajnuesve: “Orientim rreth Doracakut të IGJK-së për trajnuesit dhe metodologjitë e trajnimit”

Qëllimi i trajnimit ishte prezantimi i Doracakut për trajnues të cilin IGJK e ka hartuar për realizimin e programeve të ndryshme trajnuese, rifreskimi i njohurive të trajnuesve mbi teknikat interaktive të trajnimit, si dhe përgatitja për realizimin e përmbajtjes së Programit të Punës së IGJK-së në vitin 2013.

Gjatë trajnimit u prezantuan dhe u diskutua Doracaku për trajnuesit e IGJK-së, duke  u fokusuar në afatet kohore për tu respektuar, rifreskimin dhe demonstrimin e teknikave interaktive të trajnimit si dhe angazhimi i trajnuesve për trajnimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013.

Në veçanti u diskutua për organizimin dhe zhvillimin e planit të trajnimeve për vitin 2013, e në këtë kuadër pjesëmarrësit dhanë komente lidhur me objektivat e trajnimit dhe për mënyrën e realizimit të trajnimit,  në të cilën ata janë të angazhuar në temat përkatëse për vitin 2013.

Përfitues të këtij trajnimin ishin grupi i parë trajnuesve të IGJK-së.

Shpërndaje :