Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-02-2020

Procedura sipas mjeteve juridike

Më  05 shkurt 2020, në kuadër të trajnimit fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), po zhvillohet një (1) sesion trajnues nga nën moduli: “Procedura sipas mjeteve juridike”.

Temat të cilat po trajtohen janë: Mjetet e rregullta juridike, e drejta e të pandehurit për ankesë, kufijtë e shqyrtimit të ankesës dhe vendimet e gjykatës pas përfundimit të seancës së kolegjit.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

Shpërndaje :