Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-02-2020

Procedura gjyqësorë në rastet e mbrojtjes nga dhuna në familje

Më 06 shkurt 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV) ka realizuar trajnimin me temë: “Procedura gjyqësore në rastet e mbrojtjes nga dhuna në familje”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrëseve rreth përdorimit të procedurave standarde të veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje, zbatimit në mënyrë efikase dhe të drejtë të dispozitave lidhur me procedurën dhe afatet e vendosjes sipas kërkesave për urdhër mbrojtje si dhe të krahasojnë specifikat e dhunës në familje në procedurë civile dhe penale.

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan këto çështje: dhuna në familje dhe urdhri për mbrojtje, procedura gjyqësore për vendosje sipas kërkesave për urdhër mbrojtje, llojet e masave mbrojtëse dhe kohëzgjatja e tyre, ekzekutimi dhe pasojat e mos ekzekutimit të urdhrit për mbrojtje.

Në këtë trajnim janë diskutuar raste nga praktika gjyqësore, çështjet problematike dhe më komplekse të kësaj natyre, si dhe diskutime për mënyrën e vendosjes meritore për rastet konkrete.

Përfitues të këtij trajnimi ishin Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit dhe gjykatave Themelore (divizioni civil) nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Shpërndaje :