Më 18 Shkurt 2020, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), po zhvillohet një (1) sesion trajnues nga nën moduli: “KEDNJ”.
Temat të cilat po trajtohen janë: Garancitë procedurale në rastet e heqjes së lirisë, Arrestimi i një të dyshuari për kryerjen e një vepre penale, neni 5 i KEDNJ dhe aplikimi i tij në Kosovë dhe raste të shkeljes së nenit 5 të KEDNJ në Kosovë - “Urdhrat ekzekutiv”.
Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
18-02-2020