Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-02-2020

Ndërmjetësimi në aspektin penal, civile dhe ekonomike Regjioni i Ferizajt

Më 19 shkurt 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Programin e USAID – Drejtësia Komerciale, implementuar nga CHECCHI and COMPANY CONSULTING, realizuan trajnimin me temë “Ndërmjetësimi- Civile, Penale dhe Ekonomike”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me risitë që ka sjellë Ligji nr.06/-009 për Ndërmjetësimin, si dhe identifikimin më të lehtë të lëndëve të përshtatshme për tu referuar në procedurën e ndërmjetësimit.

Në kuadër të këtij trajnimi janë elaboruar parimet e ndërmjetësimit, inicimi i procedurës së ndërmjetësimit, ndërmjetësimi i detyrueshëm, procedura dhe obligimet e gjyqtarëve, zhvillimi i procedurës së ndërmjetësimit, marrëveshja e ndërmjetësimit dhe efektet e saj, të drejtat dhe detyrimet e palëve në procedurën e ndërmjetësimit.

Po ashtu është diskutua edhe referimi i lëndëve në procedurën e ndërmjetësimit që është në diskrecionin e gjyqtarëve duke mos anashkaluar vullnetin e palëve në kontest dhe në pajtim me dispozitat përkatëse ligjore.

Ky trajnim shërbeu si orientim për gjyqtarët dhe stafin tjetër të gjykatave dhe prokurorive për identifikimin më të lehtë të kontesteve të përshtatshme për tu zhvilluar në procedurë të ndërmjetësimit, si dhe lëndët e tjera për të cilat parashihet ndërmjetësimi i detyrueshëm.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor nga Regjioni i Ferizajt.

Shpërndaje :