Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-02-2020

Punëtoria për rishikimin/hartimin e Programit të Trajnimit Fillestar për gjeneratën e tetë të gjyqtarëve të sapo emëruar 2020/2021

Më 24-25 shkurt 2020, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me OSBE-në është realizuar punëtoria për rishikimin/hartimin e Programit të Trajnimit Fillestar për gjeneratën e tetë të gjyqtarëve të sapo emëruar 2020/2021.

Në kuadër të kësaj punëtorie është zhvilluar përmbajtja  e Programit të Trajnimit Fillestar, hartimi i  koncepteve, struktura, editimi dhe rishikimi i sesioneve trajnuese dhe shtimi i  nën moduleve të reja me rëndësi që përkon me punën praktike të gjyqtarëve.

Gjatë realizimit të punëtorisë është diskutuar lidhur me metodologjinë e realizimit të trajnimeve fillestare për  trajnuesit dhe ndarja e grupeve sipas fushave adekuate. Më tej u potencua që gjatë trajnimeve teorike të trajtohen edhe raste nga praktika gjyqësore duke përpiluar aktgjykime me qëllim që gjyqtarët e sapo emëruar të kenë mundësi të ilustrojnë shembuj të ndryshëm dhe specifikojnë raste me të cilat do të përballen në punën e tyre si gjyqtarë.

Po ashtu gjatë punëtorisë pjesëmarrësit në cilësi të ekspertëve përveç rishikimit të programit të trajnimit fillestar dhe editimit të nën moduleve dhanë edhe propozimet e tyre që vlerësimi i gjyqtarëve për gjeneratën e (tetë) të bëhet në mënyrë periodike dhe me anë të lëmive.  Gjatë trajnimit teorik të merren parasysh rastet dhe jo diskutimi abstrakt si dhe gjatë realizimit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar të mos caktohen seanca gjyqësore.

Pjesëmarrës të kësaj punëtorie ishin: Trajnues dhe stafi i Akademisë së Drejtësisë dhe përfaqësues nga OSBE.


 

Shpërndaje :