Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-02-2020

Protokolli, diplomacia dhe etiketa

Më 26-27 Shkurt 2020, Akademia e Drejtësisë realizoi trajnimin dy-ditor lidhur me Protokollin, diplomacinë dhe etiketën për stafin administrativ të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe të Prokurorive të Shtetit nga rajone të ndryshme të vendit.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte njoftimi i pjesëmarrësve për protokollet e nivelit shtetëror, ekzekutiv dhe institucional.

Në fokus të trajnimit ishin rregullat e përgjithshme të paraqitjes dhe organizimit te pritjes së delegacioneve, organizimit të ceremonive dhe ngjarjeve tjera institucionale dhe raportet diplomatike.

Rëndësi e veçantë gjatë trajnimit i është kushtuar edhe prezantimit të bazës ligjore për aplikimin e protokollit në segmentet e punës, që është Ligji për Protokollin e Shtetit, si dhe Konventa e Vjenës për Protokollin e vitit 1961, dhe ajo për Marrëdhëniet konsullore e vitit 1963.

Pjesa e dytë e trajnimit u fokusua në pritjen e delegacioneve të ndryshme, implikimi i kulturave në rregullat protokollare, diplomacia, bazat e protokollit – qëndrimi hierarkik. Po ashtu trajnimi prezantoi këshilla lidhur me imunitetin dhe privilegjet, raporti i protokollit të shtetit në raport me institucionet dhe zyrat e jashtme, akreditimi i diplomatëve dhe stafit diplomatik, shtrirja e imunitetit dhe privilegjeve.

Trajnimi u realizua përmes prezantimeve, bashkëbisedimit dhe paraqitjes së skenarëve të ndryshëm varësisht nga temat.

Në fund u pajtuan lidhur me disa rekomandime për vazhdimësinë e këtij lloji të trajnimit, por edhe shtrirjen e tij edhe për kategori tjera përfituese.

Përfitues të këtij trajnimi ishin stafi i SKPK-së dhe i prokurorive të shtetit përfshirë zëdhënës, zyrtarë për komunikim si dhe bashkëpunëtorë profesional.

Shpërndaje :