Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-02-2020

Marrëveshje bashkëpunimi mes Akademisë së Drejtësisë dhe Akademisë Kosovare për Siguri Publike

Më 26 Shkurt 2020, Akademia e Drejtësisë dhe Akademia Kosovare për Siguri Publike nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të disiplinave të përbashkëta për të dy institucionet.

Qëllimi i marrëveshjes ishte që të dy institucionet të përkrahin njëra tjetrën në përfitimet e përbashkëta trajnuese, rritjen e lidhjeve arsimore, zhvillimore dhe hulumtuese me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve, prokurorëve, zyrtarëve policor etj.

Që të dy Institucionet u dakorduan që të shkëmbejnë vizita të personelit për këshilla dhe bashkërendim të standardeve në çështje arsimore dhe pedagogjike, t’i këmbejnë përvojat dhe idetë rreth trajnimeve dhe programeve studimore, shkëmbimin e informatave dhe rezultateve nga trajnimet dhe hulumtimet, bashkëpunimin në zhvillimin e platformave të reja elektronike të cilat do ta lehtësojnë ndjekjen e trajnimeve nga përfituesit etj.

Shpërndaje :