Më 04, 05 dhe 06 Maj 2020, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit të Trajnimeve Fillestare janë duke u zhvilluar tre (3) sesione trajnuese nga nën moduli: “Menaxhimi i rasteve”, me trajnues z. Valdet Gashi – Prokuror në Prokurorinë Speciale dhe z. Ardian Hajdaraj- Prokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë në Departamentin e Krimeve të Rënda.
Temat të cilat po trajtohen janë: Menaxhimi dhe karakteristikat e menaxhimit, planifikimi si funksion kryesor i menaxhimit, dëshmitë burimet dhe mbledhja e tyre si dhe dosje hetimore, mirëmbajtja e lëndëve në dosje si dhe përpilimi i dosjeve përmes formës elektronike “Smil” dhe fillimi i hetimit të rastit dhe ballafaqimi i prokurorëve me raste të rrezikuara gjatë hetimit.
Trajnimit po zhvillohet në formë virtuale dhe prokurorët e sapoemëruar kanë mundësi te bashkëbisedimit gjithashtu edhe duke shtjelluar rastet nga praktike.
Pjesëmarrës në trajnim janë 12 prokurorë të sapoemëruar të gjeneratës së VIII, 2019-2020.
05-05-2020