Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-05-2020

Procedura gjyqësore në rastet e kompensimit të dëmit dhe kriteret e vlerësimit

Më 26-27  prill 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me projektin e BE Mbështetje Kodit Civil Faza 2,  është duke organizuar trajnimin, me temë “ Procedura gjyqësore në rastet e kompensimit të dëmit dhe kriteret e vlerësimit

Trajnues të angazhuar për ketë trajnim janë: Albert Zogaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Rafet Haxhaj Gjyqtarë në Gjykatën e Apelit, Haxhi Gashi, Dekan i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës si dhe Enver Hasani, profesor në Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohuhurive të pjesëmarrësve lidhur me  zbatimin e drejtë të procedurës gjyqësore për kompensimin e dëmit dhe kriteret e vleresimit.

Në fokus të trajnimit ishin: Standardet që zbaton Gjykata Kushtetuese e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me Procedurën gjyqësore në rastet e kompensimit të dëmit dhe kriteret e vlerësimit” duke u shoqëruar edhe me interpretimet që ka bërë GJEDNJ në Strasburg lidhur me këtë tematikë.

Gjatë këtij trajnimi janë duke u elaboruar: Subjektet e të drejtës në rastet e shkaktimit të dëmit, sigurimi nga auto përgjegjësia dhe sigurimi i punëtorëve në punë, shpërblimi i dëmit material dhe jomaterial nga polica e sigurimit, kriteret për vlerësimin e dëmit, kriteret për vlerësimin e dëmit, e drejta në rentë dhe regresimi i dëmit.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësor.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtar nga niveli Themelor nga të gjitha regjionet, gjyqtar nga niveli i Apelit si dhe pjesemarrës nga stafi administrativ nga regjioni i Pejës.

Shpërndaje :