Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-05-2020

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror dhe në rastet e ndryshimit të statusit të tyre

Më 29-30 Maj 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me projektin e Bashkimit Evropian “ Mbështetje Kodit Civil Faza II”, është duke realizuar trajnimin me temë “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror dhe në rastet e ndryshimit të statusit të tyre”.

Trajnues të angazhuar për ketë trajnim janë: Lumni Sallauka, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Valon Totaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Haxhi Gashi, Dekan i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës si dhe Enver Hasani, profesor në Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohuhurive të pjesëmarrësve lidhur me legjislacionin e zbatueshëm që i referohet procedurës gjyqësore për dhënien e mbrojtjes juridike për të drejtat e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në rastet e ndryshimit të statusit të tyre.

Në fokus të trajnimit ishin: Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror; Adoptimi, Amësia dhe atësia; Mënyrat dhe metodat e komunikimit të gjykatës me fëmijët në procedurë gjyqësore; Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në procedurën e kundërshtimit dhe vërtetimit të atësisë apo amësisë dhe parimi i interesit më të lartë të fëmijës.

Gjatë trajnimit janë duke u elaboruar edhe dispozitat ligjore mbi adoptimin, atësinë dhe amësinë, kushtet që duhet të plotësohen për tu lejuar adoptimi i fëmijës, procedura ligjore që duhet të ndiqet nga prindi adoptues për të adoptuar një fëmijë, aktet ndërkombëtare që zbatohen në procedurën e themelimit të adoptimit.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësor.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtar nga niveli i Apelit, Gjyqtar nga niveli Themelor nga të gjitha regjionet si dhe pjesëmarrës nga stafi administrativ i gjykatave nga regjioni të Mitrovicës.

Shpërndaje :