Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-06-2020

Masat e Diversitetit

Më 03-04 qershor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e  realizuar trajnimin me temë “Masat e Diversitetit”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Hashim Çollaku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në zbatimin e Kodit të Drejtësisë për të Mitur, veçanërisht në definimin e kushteve dhe situatave specifike për shqiptimin e drejtë të masave të diversitetit.

Në fokus të këtij trajnimi është qasja më e drejtë për bartësit e përgjegjësive, sikurse janë prokurorët dhe gjyqtarët për të mitur, të cilët janë akterët kryesorë për punën e këtyre masave. Tentohet të arrihet deri tek problemet që i kanë organet shtetërore, sa i përket mënyrës se si janë të rregulluara dhe të kodifikuara në legjislacionin e brendshëm në Kosovë, konkretisht me legjislacionin penal. Gjithashtu pas rregullimit me ligj, ka të bëjë edhe me mënyrën se si këto masa zbatohen në praktikë, vështirësitë dhe problemet që hasen gjatë zbatimit të të njëjtave ndaj kryesve të mitur të veprave penale.

Gjatë këtij trajnimi janë duke u elaboruar: zbatimi i drejt i dispozitave të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, identifikojnë se cilat kushte ligjore duhet të plotësohen për shqiptimin e masave të diversitetit, vlerësojnë drejte efektet e zbatimit të masave të diversitetit në praktikë.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe prokurorë nga Departamenti për të Mitur.

Shpërndaje :