Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-06-2020

E drejta për liri dhe siguri-neni 5 i KEDNJ

Më 10 - 11 Qershor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë “E drejta për liri dhe siguri-neni 5 i KEDNJ”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e kapaciteteve profesionale përmes diskutimeve dhe prezantimit të praktikave më të mira në zbatimin e drejtë të Konventës Evropiane dhe në përputhje me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.  

Gjatë këtij trajnimi  On-line në platformën  Zoom  u trajtua, neni 5 i KELDNJ-së-E drejta për liri dhe siguri personale e cila paraqet rëndësi shumë të madhe në një shoqëri demokratike. Andaj, në përputhje me parimet bazë të këtij neni GJEDNJ është e mendimit se arrestimi, ndalimi, paraburgimi i një individi në kundërshtim me këtë nen  përbën një mohim të plotë të garancive themelore të përcaktuara nga Konventa dhe një shkelje tejet të rëndë të kësaj dispozite.  Gjatë trajnimit u theksa se në rast heqjeje lirie, është me rëndësi veçanërisht të madhe që të përmbushet parimi i përgjithshëm i sigurisë juridike. Për pasojë, është thelbësore që kushtet e heqjes së lirisë në bazë të së drejtës së brendshme të jenë të përcaktuara qartësisht dhe që vetë ligji të jetë i parashikueshëm në zbatimin e tij, në mënyrë që të plotësohet kriteri i ligjshmërisë, gjë  që Kodi i Procedurës Penale ka rregulluar këtë çështje në mënyrë perfekte. 

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive të pjesëmarrësve të trajnimit dhe të trajnuesve si dhe përmes vendimeve dhe rasteve praktike të GJEDNJ-së.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtar dhe prokurorë nga niveli themelor dhe Bashkëpunëtor profesional.

Shpërndaje :