Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-06-2020

Moduli - “Rendi juridik kombëtar dhe ndërkombëtar”- Organizimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial

Më  29 dhe 30 Qershor 2020, në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), po zhvillohen dy (2) sesione trajnuese përmes platformës online “Zoom” nga nën moduli: “Organizimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial” me trajnues z. Nehat Idrizi Gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Blerim Isufaj Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale.

Temat të cilat po trajtohen janë: Organizimi i sistemit gjyqësor sipas ligjit për gjykatat, organizimi i sistemit prokurorial dhe baza ligjore e sistemit prokurorial.

Trajnimi po realizohet ne form bashkëbisedimi ndërmjet trajnuesit dhe prokurorëve të sapo emëruar, lidhur me temat e trajtuara po ashtu edhe përmes shembujve nga praktika.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

Shpërndaje :