Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-06-2020

Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

Më 23 qershor 2020, në Akademinë e Drejtësisë, është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues z. Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit.

Në këtë takim, Këshilli Drejtues, sipas rendit të ditës fillimisht shqyrtoi dhe miratoi Kërkesën Buxhetore 2021-2023 të Akademisë së Drejtësisë.

Gjatë shqyrtimit të Kërkesës Buxhetore, diskutimet kryesisht u përqendruan në nevojën që të mbështetet kërkesa e Akademisë për rritjen e numrit të stafit të nevojshëm profesional dhe administrativ, për zbatim të programeve trajnuese dhe për menaxhim dhe administrim të shërbimeve të përgjithshme.

Më pas, Këshilli Drejtues, shqyrtoi dhe miratoi Programin e Trajnimit Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar 2020-2021, me aprovimin e një rekomandimi të Këshillit Programor. Gjatë diskutimeve, anëtarët e Këshillit Drejtues vlerësuan punën për hartimin e programit të trajnimit fillestar, metodologjinë e zbatuar gjatë procesit të hartimit, e veçanërisht përmbajtjen e programit e cila është harmonizuar me nevojat dhe kërkesat e gjyqtarëve të sapo emëruar. Duke e cilësuar kështu këtë program, si një avancim nga programi i mëhershëm, me një arsyeshmëri për secilën temë të hartuar dhe më kuptimplotë se ai i kaluari.

Gjatë këtij takimi, Këshilli Drejtues diskutoi dhe morri vendime edhe për çështje tjera që janë në kompetencë të punës së Këshillit, lidhur me funksionimin e Akademisë së Drejtësisë.

Shpërndaje :