Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-07-2020

Takimi i përfaqësuesve të AD-së me përfaqësuesit e UNDP

Me 17 korrik 2020, Përfaqësues të Akademisë së Drejtësisë nga Departamenti i Programit  realizuan takimin virtual të radhës me përfaqësues nga UNDP përmes platformës ZOOM.

Qëllimi i këtij takimi ishte përgatitja  paraprake për takimet e fokus grupeve me qëllim të vlerësimit të nevojave trajnuese dhe hartimit të programit trajnues për vitin 2021 në fushën e anti diskriminimit, program  ky që do të mbështetet nga projekti i UNDP-së.

Me rastin e këtij takimi u diskutuan hapat konkret dhe u vendosën datat e takimit të tri fokus grupeve. Takimi i fokus grupit të parë që do të jenë: Zyra pёr Qeverisje të Mire, Institucioni i Ombudspersonit dhe mediat lokale do të jetë me 27 korrik 2020. Takimi i dytë me grupin e përqendrimit përfaqësues të ministrive dhe të komunave (Zyra për të Drejtat e njeriut dhe Zyra për barazi gjinore) do të realizohet me 28 korrik 2020, ndërkaq Grupi i Përqëndrimit me gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtorë profesional do të realizohet me 3 gusht 2020.

Në takimet e fokus grupeve, Akademia e Drejtësisë do të jap kontributin e saj përmes përfaqësuesve kompetent ndërkaq UNDP duke përfshirë njoftimin e pjesëmarrësve, aranzhimin e platformës për takimet online, përkthimin si dhe me hartimin e programit bazuar në konkludimet që do të dalin pas këtyre takimeve sa i përket fushës së diskriminimit.

Shpërndaje :