Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-08-2020

Memorandum i bashkëpunimit mes Akademisë së Drejtësisë dhe Qendrës së Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim

Më 25 Gusht 2020, Akademia e Drejtësisë dhe Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim  (ATRC) nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të zhvillimit të trajnimeve në fushën e Krimeve të urrejtjes.

Ky projekt ka kohëzgjatje prej 1 viti, deri në Gusht 2021, dhe ka për qëllim që Akademia e Drejtësisë dhe ATRC të organizojnë trajnime për gjyqtarë dhe prokurorë për ngritjen e kapaciteteve të tyre profesionale në fushën e krimeve të urrejtjes dhe gjuhës së urrejtjes.

Me anë të kësaj marrëveshjeje AD dhe ATRC dakordohen që ta ndihmojnë njëra tjetrën në zhvillimin e trajnimeve, në mbështetjen e njëra tjetrës në shkëmbimin e informatave të dalura nga trajnimet, të njoftojnë pjesëmarrësit rreth krimeve të urrejtjes dhe llojeve të tyre, të interpretohen dhe studiohen dispozitat e viktimave të dhunës së urrejtjes sipas Kodit Penal dhe ndryshimeve legjislative që kanë ndodhur etj.

Akademia e Drejtësisë synon që trajnimet që mbulojnë fushën e krimeve të urrejtjes t’i inkuadrojë në Programin Trajnues të vitit 2021.

Edhe pse një projekt jo shumë afatgjatë, Akademia e Drejtësisë dhe ATRC synojnë që bashkëpunimet mes tyre t’i zhvillojnë edhe në projekte tjera të cilat do ta ndihmonin sistemin e drejtësisë në luftimin dhe parandalimin e dukurive negative.

Shpërndaje :