Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-09-2020

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të Akademisë së Drejtësisë dhe Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës

Më 03 shtator 2020, Akademia e Drejtësisë dhe Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit.

Marrëveshja e Bashkëpunimit, e nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv i AD-së, Enver Fejzullahu dhe Kryetari i OPPK-së, Arben Gashi, ka për qëllim avancimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve respektive me qëllim te zhvillimit dhe  ngritjes profesionale të mëtejshëm të shërbimeve të përmbarimit, si dhe  zgjerimin e mundësive për projekte të përbashkëta.

Me këtë rast, Kryetari Gashi, u zotua se OPPK do të angazhohet në mënyrë proaktive për vlerësimin e nevojave  për trajnim të përmbaruesve privat, me qëllim të ofrimit të njohurive dhe përvojave nga fusha e përmbarimit si dhe praktikave më të mira profesionale.

Nga ana tjetër, Drejtori Ekzekutiv i AD-së, eshte zotuar se institucioni që udhëheq ai do të angazhohet për të bërë zbatimin e trajnimeve për përmbaruesit privat, duke synuar arritjen e promovimit të vlerave më të mira profesionale dhe morale të këtij profesioni.

Shpërndaje :