Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-05-2013

Forcimi i Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar

Më 13 dhe 14 maj 2013, IGJK në bashkëpunim  me Projektin e Binjakëzimit, projekt i financuar dhe  menaxhuar nga zyra e BE-së në Kosovë realizoi një trajnim dy ditor me temë “Forcimi i Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi pikave kontaktuese (zyrtarët ndërlidhës)  nga Kosova për çështjet e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.
Gjatë këtij trajnimi u diskutua për funksionimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, në çfarë stadi ka qenë, si është aktualisht dhe ku duhet të jetë në të ardhmen. Me këtë rast janë vënë në pah organizatat si: EUROPOL, EUROJUST dhe Rrjeti Evropian Gjyqësor të cilat janë krijuar me qëllim të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në mes shteteve. Gjithashtu u prezantuan pengesat e bashkëpunimit në vitet e para të konsolidimit të këtyre organizatave dhe zhvillimet që kanë ndodhur së fundi në këtë kontest. Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e caktuar nga kryetarët e Gjykatave Themelore dhe kryeprokurorët e Prokurorive Themelore si persona kontaktues si dhe  zyrtarët  policor.

Shpërndaje :