Më 16 maj 2013, IGJK mbajti një tryezë diskutimesh lidhur me Kodin e Procedurës Penale.
Tryeza u organizua me qëllim që gjyqtarët dhe prokurorët të kenë mundësi që të njihen me komentet dhe rekomandimet e grupit punues të angazhuar për të identifikuar risitë dhe problemet rreth aplikimit të KPPK, në mënyrë që ata ti zbatojnë sa më drejt dispozitat e tij. Pjesëmarrësit në këtë trajnim mirëpriten sqarimet dhe komentet e grupit punues, shtruan për diskutim problemet që po hasin në zbatimin në praktikë të KPPK dhe morën sqarime shtesë nga ekspertët që ishin pjesë e grupit punues.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e gjykatave themelore si dhe prokurorët e prokurorive themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.
16-05-2013