Më 08 dhjetor 2020 Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ – Projekti për Reformat Ligjore dhe Administrative LARP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “E Drejta e Azilit dhe legjislacioni në fuqi”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim është z. Hasan Shala, Kryetar ne Gjykatën e Apelit dhe z. Memli Ymeri, Kordinator i projektit në CRP/K.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me të drejtën e azilit.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtar nga Gjyka e Apelit, gjyqtar dhe prokuror nga niveli Themelor.
08-12-2020