Më 18 dhjetor 2020 Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin e BE-së Mbështetje e Kodit Civil Faza 2, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar tryezën përmes platformës Zoom me temë “Komentimi i vendimeve të gjykatave - Harmonizimi në çështjet detyrimore”.
Trajnues të angazhuar në këtë tryezë janë Haxhi Gashi, Ekspert Kyç dhe Apostolos Anthimos, Ekspert i Lartë.
Qëllimi i kësaj tryeze është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me komentimin e vendimeve të gjykatave – harmonizimin në çështjet detyrimore.
Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të kësaj tryeze janë gjyqtar nga gjitha regjionet e Kosovës nga Departamenti Civil.
18-12-2020