Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

27-01-2021

Kompetenca Lëndore dhe territoriale sipas Ligjit për Kundërvajtje

Më 27 janar 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Kompetenca Lëndore dhe territoriale sipas Ligjit për Kundërvajtje”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është znj. Biljana Rexhiq, gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me kompetencën lëndore dhe atë të Organit të Kundërvajtjës.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarët e gjykatave themelore-divizioni i kundërvajtjes,

gjyqtarët e Gjykatës së Apelit.

Shpërndaje :