Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-02-2021

Praktika gjyqësore komparative në lëmin e falimentimit në vendet e Bashkimit Evropian

Më 09-10 shkurt  2021 Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me  me projektin IFC/Grupi i Bankës Botërore, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme kanë realizuar trajnimin   përmes platformës Zoom me temë “Praktika gjyqësore komparative në lëmin e falimentimit në vendet e Bashkimit Evropian ”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Mahir Tutuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me  procedurën e falimentimit për vlerësimin e  kërkesave të kreditorëve, rregullsinë e paraqitjes, afatet dhe prioritetin e kërkesave, si dhe vlerësimin e kushteve ligjore dhe të mbikëqyrjes së procedurës e ri-organizimit apo likuidimit të shoqërive tregtare.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar nga departamenti: Civil, penal dhe ekonomik si dhe prokuror.

Shpërndaje :