Më 16 mars 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Kompensimi i dëmit dhe bazat e përgjegjësisë”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Erdogan Haxhibeqiri, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Fejzullah Rexhepi, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth kompensimit të dëmit si burim i së drejtës.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, gjyqtar nga Gjykata e Apelit si dhe gjyqtar nga Gjykatat Themelore nga gjitha regjionet e Korovës.
16-03-2021