Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-03-2021

Menaxhimi i dosjes dhe lëndës në sistemin gjyqësor

Më 16 mars   2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me  UNDP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke  realizuar trajnimin me temë “Menaxhimi i dosjes dhe lëndës në sistemin gjyqësor në dy grupe, në formë të kombinuar fizike dhe online përmes platformës zomm në (kohë reale) ”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Vaton Durguti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i shkathtësive të pjesëmarrësve për identifikimin e  problemeve të menaxhimit të rasteve për të zhvilluar dhe zbatuar një plan për menaxhimin e rrjedhjes së lëndës.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Administratorët, ndihmës administratorë, shefi i ZML-së, referentët, zyrtarët e statistikave,  zyrtarët e informimit dhe arkivist të gjykatave nga  të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :