Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-03-2021

Nën moduli- E Drejta Civile, sesioni dytë - tema ”Marrëdhëniet juridiko-civile dhe klasifikimi i të drejtave subjektive civile”

Me 23 mars 2021, në kuadër të programit për trajnime fillestare, Akademia e Drejtësisë për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ E drejta civile ” me trajnues z. Shukri Sylejmani gjyqtar në gjykatën Supreme.

Nga nën moduli “E drejta civile” janë duke u trajtuar: Subjektet e marrëdhënies juridiko-civile dhe klasifikimi i të drejtës civile, personi fizik si subjekt i së drejtës, të drejtat absolute dhe relative si dhe Rëndësia dhe akti administrativ

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime me anë të bashkëbisedimit duke prezantuar dhe raste praktike.

Trajnimi po realizohet në objektin e Akademisë në përjashtim të një pjesëmarrësi i cili është duke e ndjekur trajnimin përmes platformës “ZOOM” (në kohë reale), për shkaqe të izolimit me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Përfitues të trajnimit janë 23 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :