Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-03-2021

Takim me Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë

Më 30 mars 2021, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, priti në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, znj.Carin Lobbezoo dhe znj.Venera Ramaj, Zyrtare e Lartë për Sundim të Ligjit.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth mundësive aktuale dhe të ardhshme të bashkëpunimit në mes të Ambasadës Holandeze dhe Akademisë së Drejtësisë.

Në këtë takim, Drejtori Ekzekutiv e informoi Ambasadoren Lobbezoo lidhur me aktivitetet e planifikuara të AD-së për vitin 2021, sfidat, rreziqet dhe çështje të përgjithshme rreth funksionimit të Akademisë. Nga ana tjetër, Ambasadorja Lobbezoo, po ashtu shprehi mbështetjen dhe vullnetin për të bashkëpunuar me Akademinë e Drejtësisë, në fuqizimin e kapaciteteve profesionale për prokurorët dhe gjyqtarët. 

Me ketë rast, për bibliotekën e AD-së, Ambasadorja Lobbezoo ka sjell edhe disa ekzemplarë të manualit “Drejt praktikës: Përdorimi i Jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut në nivel vendas”, i zbatuar nga Qendra Evropiane me mbështetjen e Mbretërisë së Holandës.

Në fund të takimit, Drejtori Ekzekutiv falënderoi Ambasadoren Lobbezoo për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Shpërndaje :