Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-04-2021

Paraburgimi dhe masat tjera për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë

Më 01 Prill 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Paraburgimi dhe masat tjera për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë  dhe  z.  Armend Hamiti, prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me masën e paraburgimit si masë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë dhe  lidhshmërinë e paraburgimit me Liritë dhe te Drejtat e Njeriut.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar të Gjykatës së Apelit, prokuror të Prokurorisë së Apelit  dhe të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje :