Me 1 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e dytë” me trajnues z. Hasan Shala, Kryetar në Gjykatën e Apelit.
Nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e dytë” është duke u trajtuar: Përgatitja e seancës për shqyrtim kryesor, hapja zhvillimi dhe shqyrtimit kryesor i seancës si dhe mbajtja e rendit në seancën për shqyrtimin kryesor.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike, si dhe me anë të ushtrimeve duke e zhvilluar edhe një simulim.
Trajnimi po realizohet në objektin e Akademisë nën masat adekuate mbrojtëse ndaj virusit SARS-2 COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
01-04-2021