Më 02 prill 2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Komunikimi dhe marrëdhëniet me publikun” në dy grupe, në formë të kombinuar fizike dhe online përmes platformës zomm në (kohë reale) ”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Aishe Qorraj – Berisha, Zëdhënëse - Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe znj. Antigona Uka – Lutfiu, Zyrtare për informim dhe monitorim të mediave Gjykata Supreme
Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të zgjerojnë shkathtësitë e tyre në komunikim dhe të njohin perspektiva të reja nga fusha e komunikimit.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Zyrtarët përgjegjës për komunikim me media dhe publikun në Gjykata.
02-04-2021