Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-04-2021

Nën moduli - Procedura kontestimore - pjesa e dytë, sesioni i gjashtë - tema “Mjetet provuese dhe marrja e provës”

Me 02 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e dytë” me trajnues  z. Hasan Shala, Kryetar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër  të kësaj teme janë duke u trajtuar: Faktet që nuk kanë nevojë të provohen, mjetet provuese dhe marrja e provave, ekspertiza, shkresa- dokumenti dhe dërgimi i palëve.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike, dhe me anë të bashkëbisedimit.

Trajnimi po realizohet në objektin e Akademisë nën masat adekuate mbrojtëse ndaj virusit SARS-2 COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :