Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-04-2021

E drejta për një proces të rregullt

Më 13 prill  2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka realizuar trajnimin   përmes platformës Zoom me temë ”E drejta për një proces të rregullt”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë : z. Skender Çoçaj, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit si dhe z. Islam Sllamniku, Trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve mbi të drejtën për proces të rregullt në procedurat civile dhe administrative.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtorë profesional.

Shpërndaje :