Më 29 maj 2013, IGJK ka mbajtur tryezën e diskutimeve me temë ”Vazhdimi dhe pushimi i së drejtës prindërore”. Qëllimi kryesor i kësaj tryeze ishte avancimi e shkathtësive të gjyqtarëve lidhur me zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore në fuqi lidhur me vazhdimin dhe pushimin e së drejtës prindërore.
Gjatë kësaj tryeze u trajtuan çështjet që lidhen me procedurën e vazhdimit dhe pushimit të së drejtës prindërore, heqjen dhe kthimin e së drejtës prindërore dhe dhënien e lejes për lidhjen e martesës. Gjithashtu u trajtua në detale e drejta prindërore si tërësi rregullash juridike me të cilat rregullohen marrëdhëniet midis fëmijëve dhe prindërve, midis të adoptuarit dhe adoptuesit, midis të afërmeve dhe ndaj personave tjerë në gjini. U shqyrtuan edhe disa raste nga praktika gjyqësore mes tyre edhe një rast tipik nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët në departamentet e përgjithshme të Gjykatave Themelore dhe zyrtarët e Qendrave për Punë Sociale.
29-05-2013