Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-04-2021

Krimet e Urrejtjes

Më 21-22  prill  2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me ATRC në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme kanë  realizuar trajnimin me temë “Krimet e urrejtjes” në dy grupe, në formë të kombinuar fizike dhe online përmes platformës zoom në (kohë reale) ”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim ishin: Ali Kutllovci, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë Ilirjana Çollaku Tafa, Prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive dhe ngritja e kapaciteteve të pjesëmarrësve në nxitjen dhe  reagimin institucional ndaj krimeve të urrejtjes. 

Metodologjia e trajnimit ishte e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtar dhe bashkëpunëtorë profesional nga gjykatat.

Shpërndaje :