Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-04-2021

Takimi i Këshillit Programor të Akademisë së Drejtësisë

Më 06 prill 2021, në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Programor të AD-së.

Në fokus të këtij takimi, si pikë kryesore ishte diskutimi për zbatimin e vendimit të Këshillit Drejtues për parandalimin e konfliktit të interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik për anëtarët e Këshillit Drejtues dhe anëtarët e Këshillit Programor të AD –së.

Gjatë takimit, anëtarëve të Këshillit Programor iu është ofruar mundësia që të deklarohen se a do të mbajnë funksionin e anëtarit të KP apo do zgjedhin që të jenë trajnues në Akademinë e Drejtësië. Me këtë rast, pas diskutimeve dhe arsyetimeve nga ana e tyre, anëtarët e Këshillit Programor të pranishëm në takim, unanimisht dhanë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Këshillit Programor të AD-së dhe u përcaktuan që të shërbejnë në fushën e trajnimeve.

Dorëheqja unanime e anëtarëve të Këshillit Programor do t’i prezantohet Këshillit Drejtues të AD-së në takimin e radhës për diskutim dhe miratim.

Shpërndaje :