Më 26 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta detyrimeve” me trajnues z. Erdogan Haxhibeqiri, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Nga kuadër të këtij sesioni trajnues po trajtohen: Kontrata me fajde, dëmtimi përtej mase, drejtat e palës së dëmtuar dhe kamatat dhe llojet e saj.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe në formë të realizimit të ushtrimeve janë duke trajtuar edhe shembuj nga praktika gjyqësore. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi duke i respektuar protokollin dhe vendimin rreth masave preventive për parandalimin e Covid -19, gjithashtu dhe online, pasi ekziston mundësia edhe përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
26-04-2021