Më 30 maj 2013, IGJK ka mbajtur tryezën e punës me temë ”Mjetet provuese dhe marrja e provave”. Qëllimi kryesor i kësaj tryeze ishte ngritja e shkathtësive të gjyqtarëve lidhur me zbatimin e drejtë të dispozitave të Ligjit për Procedurën Kontestimore – LPK lidhur me mjetet provuese dhe marrjen e provave.
Gjatë kësaj tryeze u trajtuan çështjet që lidhen me problemet ligjore dhe praktike lidhur me mjetet provuese dhe marrjen e provave sipas LPK-së, roli dhe rëndësia e mjeteve provuese, llojet e mjeteve provuese, barra e të provuarit në procedurën kontestimore dhe sigurimi i provave. Pjesëmarrësit analizuan raste të ndryshme nga praktika gjyqësore si dhe punuan në grupe të ndara detyra të përzgjedhura nga ekspertët.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët në departamentet e përgjithshme të Gjykatave Themelore.
30-05-2013