Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-05-2021

Program i Specializuar Trajnimi Krimi Kibernetik Sesioni I

Më 05-06 Maj 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë Program i Specializuar “Krimi Kibernetik - Sesioni I”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Fadil Abdyli, Shef i Sektorit për Hetime të Krimeve Kibernetike /MPB dhe znj. Ikramije Bojaxhiu, prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth Krimit Kibernetik si një  aktivitet kriminal të zhvilluar në rrjet që ka si objekt apo si mënyrë të kryerjes së krimit keqpërdorimin e sistemeve kompjuterike dhe të dhënave kompjuterike.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit të Apelit dhe niveli Themelor.

Shpërndaje :