Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-05-2021

Nën moduli – “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”, sesioni i pestë tema -“ Të drejtat sendore në sendet e huaja, vërtetimi, konstituimi dhe ndërprerja e servituteve sendore, dhe mbrojtja e servituteve sendore ”

Më 06 maj 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta” me trajnues z. Shukri Sylejmani, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë trajtuar: Të drejtat sendore në sendet e huaja, servitutet sendore, servitutet personale, servitutet tokësore, servitutet shtëpiake, shuarja e servitutit sendore dhe mbrojtja e servituteve.

Metodologjia e trajnimit është  zbatuar me raste praktike duke trajtuar problemet dhe sfidat në praktikë. Trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi dhe ne kohë reale edhe në platformën “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :