Më 10 qershor 2013, IGJK, organizoi një tryezë diskutimesh, ku është trajtuar zbatimi praktik i dispozitave të reja të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Gjatë kësaj tryeze u trajtuan komentet dhe rekomandimet e grupit punues i cili kishte për qëllim që të identifikonte dispozitat e reja ligjore të KPPK si dhe rekomandimet për zbatimin e drejtë në praktikë.
Trajnimi u realizua përmes diskutimeve interaktive në të cilat u angazhuan pjesëmarrësit dhe trajnuesit duke ngritur çështje që lidhen me zbatimin praktik për të cilat u dhanë shpjegime të nevojshme dhe rekomandime për zbatimin adekuat të dispozitave të reja ligjore.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e Gjykatave Themelore, si dhe prokurorët e Prokurorive Themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.
10-06-2013